Lidhje

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë situatën politike në Shqipëri

  • Zëri Amerikës

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë situatën politike në Shqipëri

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë situatën politike në Shqipëri

Situata në Shqipëri është përfshirë dhe në rendin e ditës së mbledhjes së pasites se sotme te ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që komisioni europian tërhoqi vemendjen tek rëndësia e respektimit të ndarjes së pushteteve.

Gjatë një konference për shtyp zëdhënësja e komisionit europian Natasha Buttler tha se gjatë mbledhjes së sotme do të shihen se cilat janë mënyrat për të vepruar me një partner që ka shtruar kërkesën për anëtarësim, duke siguruar se zhvillimet në Tiranë po ndiqen nga mjaft afër.

Zëdhënësja tha se po ndiqen edhe procedurat gjyqësore dhe puna që po bëhet nga Prokuroria shqiptare duke nënvizuar se “është shumë e rëndësishme që Prokuroria e Përgjithshme të mund të zhvillojë hetimin në mënyrë transparente si dhe me ndihmën e mbështetjen e aktorëve politik, si nga qeveria dhe opozita. Ajo theksoi së është shumë e rëndësishme të ekzistojë ndarja e pushteteve. "Ky rregull aplikohet ndaj cdo vendi dhe duhet të vihet në fuqi edhe në Shqipëri", nënvizoi ajo. "Shqipëria shtoi Buttler duhet të tregojë se zbaton dhe respekton këto norma kyce, që janë pjesë e kritereve të Kopenhagenit".

XS
SM
MD
LG