Lidhje

Ministrat e Jashtëm të NATO-s bëjnë thirrje për zbatimin e armëpushimit në Siri

  • Zëri Amerikës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se Siria nuk e ka respektuar plotësisht një marrëveshje për armëpushim por po i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-s që të autorizojë një mision tre mujor vëzhguesish.

Në një letër dërguar Presidentit të Këshillit të Sigurimit, që siguroi Zëri i Amerikës, zoti Ban tha se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad nuk i ka tërhequr trupat dhe armatimet e rënda dhe se nuk është bërë përparim në drejtim të ndihmave humanitare dhe lirimit të të ndaluarve. Zoti Ban propozoi që një mision me 300 vëzhgues të dislokohet në 10 zona në Siri. Ndërkohë Ministrat e jashtëm të Natos që po takohen sot në Bruksel i bënë thirrje Assadit të respektojë armëpushimin.

Ministrat e Jashtëm vazhduan thirrjet për dorëheqjen e Presidentit Bashar al-Assad dhe për ndaljen e dhunës në Siri. Sekretari i jashtëm britanik William Hague i kërkoi Rusisë të ushtrojë më shumë presion ndaj regjimit sirian.

“Nëse armëpushimi nuk funksionon dhe plani i zotit Annan nuk respektohet, do të jetë shumë e qartë se kush mban përgjegjësi, është regjimi i Asadit, kështuqë ne shpresojmë që Rusia të vazhdojë presionin ndaj regjimit për të respektuar armëpushimin”.

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle u bëri jehonë komenteve të homologut të tij:

“Zhvillimet e orëve të fundit dhe ditëve të fundit janë zhgënjyese dhe shqetësuese prandaj ka rëndësi të punojmë së bashku në komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me Rusinë sepse duhet t’i dërgojmë regjimit të Assadit një sinjal të qartë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër mizorive dhe shtpypjes”, tha ai.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton kërkoi dje në Bruksel respektimin e planit të të dërguarit të OKB-së Kofi Annan Annan në përputhje me kërkesat e Këshillit të Sigurimit.

Armëpushimi i negociuar nga zoti Annan është respektuar në disa zona të Sirisë, por luftimet kanë shpërthyer në baza si Homsi, Hama, Idlibi dhe Deraa.

Megjithë indinjatën ndaj Assadit, nuk ka pasur ndonjë mandat ndërkombëtar për ta rrëzuar atë me forcë nga pushteti.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG