Lidhje

Ministrat e “Kartës së Adriatikut” të shqetësuar për situatën në Mitrovicë


Ministrat e “Kartës së Adriatikut” të shqetësuar për situatën në Mitrovicë

Ministrat e “Kartës së Adriatikut” të shqetësuar për situatën në Mitrovicë

Ministrat e jashtëm të Ballkanit, pjesëtarë të Kartës së Adriatikut, shprehën sot shqetësimin e tyre për situatën në veri të Mitrovicës, duke kërkuar që të hidhen hapa për marrëveshje. Duke folur në emër të pjesëmarrësve të Kartës “Adriatik 5”, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha se ngjarjet në Mitrovicë cënojnë sigurinë e rajonit. “Situata në veri të Mitrovicës është shqetësuese për sigurinë në rajon. Ne mirëpresim cdo hap në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje. Ne mirëpritëm realizimin e disa marrëveshjeve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, kryesisht për sa i takon menaxhimit të integruar të Kufijve” - tha ai.

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës deklaruan bashkarisht në fund të takimit se dialogu dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e përqafimit të vlerave themelore të Bashkimit Europian, dhe të integrimit në NATO. Forumi kishte ftuar edhe ministrat e jashtëm të Kosovës dhe të Serbisë, me besimin se gjithëpërfshirja e vendeve të rajonit është rruga e vetme për të forcuar paqen dhe qëndrueshmërinë si edhe për të çuar më përpara agjendat kombëtare të integrimit të secilit vend.

Ministrat e jashtëm të Ballkanit deklaruan se reformat për integrimin europian të rajonit janë të lidhura ngushtë me reformat e sigurisë për integrim në NATO.

Zëvendës-ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhejms Apaturai, tha se Aleanca ka besim të madh në rrugën që po ndjek bashkëpunimi rajonal i Kartës së Adriatikut. “Më lejoni të them qartë se dyert e NATO-s janë dhe do të mbeten të hapura, dhe kjo do të theksohet sërish edhe në deklaratën e Samitit të Cikagos. Dyert do të hapen shumë shpejt për këtë rajon, sepse ky rajon nuk është ndonjë zonë fqinje e NATO-s por është shtëpia e NATO-s, dhe ne duam t’i kemi gjithë vendet brenda shtëpisë së përbashkët - tha zoti Apaturai. - Shqipëria dhe Kroacia që u anëtarësuan më parë, janë dy sheëmbuj të shkëlqyer se çfarë partnerësh të mirë mund të sjellë ky rajon për NATO-n”.

Ai theksoi se ashtu si bashkëpunojnë në Afganistan, vendet e Ballkanit po bashkëpunojnë edhe këtu në rajon dhe kjo është ajo çka dëshiron NATO: besim, bashkëpunim, reforma dhe integrim. Takimi i ministrave të jashtëm të Kartës “Adriatik 5” analizoi edhe zhvillimet politike në secilin vend, ecurinë e integrimit në NATO dhe bashkëpunimin dypalësh.

XS
SM
MD
LG