Lidhje

NATO mbështet propozimin e SHBA-së dhe Francës për strategjinë në Afganistan

  • Zëri Amerikës

NATO mbështet propozimin e SHBA-së dhe Francës për strategjinë në Afganistan

NATO mbështet propozimin e SHBA-së dhe Francës për strategjinë në Afganistan

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, në një takim dy-ditor në Bruksel, kanë mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara dhe Francës, duke bërë thirrje që forcat afgane të marrin rolin udhëheqës në të gjitha operacionet luftarake në vendin e tyre brenda vitit 2013 - një vit më parë se ai i parashikuar fillimisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders-Fogh Rasmussen tha gjatë takimit se ai i mbështet planet e reja kohore, por ai theksoi se nuk parashikohet një largim i parakohshëm nga Afganistani. Ai tha se krahinat e fundit do t’u dorëzohen forcave afgane nga mesi i vitit 2013, dhe se që nga ajo kohë roli i trupave të NATO-s do të ndryshojë gradualisht nga ai luftarak në një rol mbështetës.

Zoti Rasmusen shtoi se çdo lëvizje individuale nga ana e vendeve anëtare duhet të koordinohet pej komandës së NATO-s në Kabul.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta dhe Presidenti francez, Nicolas Sarkozy kishin sugjeruar që koalicioni duhet t’i japë fund rolit të tij luftarak në vitin 2013, më shumë se një vit para afatit të parashikuar në planet e mëparshme, dhe të stërvisë dhe këshillojë trupat afgane deri në vitin 2014. Sekretari Panetta i bëri këto komente gjatë udhëtimit për në Bruksel. Ai u tha gazetarëve se shpreson që gjatë 6 mujorit të dytë të vitit të ardhshëm NATO-ja do të jenë në gjendje të bëjë kalimin nga roli luftarak në atë të trainimit, këshillave dhe ndihmës.

Takimi i Brukselit, i planifikuar më parë, pason njoftimin e presidentit francez se ai dëshiron t’i tërheqë trupat e tij nga Afganistani një vit para afatit.

Këtë njoftim presidenti Sarkozi e bëri gjatë vizitës në Paris të homologut të tij afgan Hamid Karzai, vetëm disa ditë pasi 4 trupa franceze u vranë nga një ushtar afgan.

XS
SM
MD
LG