Lidhje

Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe bien dakord për zgjatjen e misionit vëzhgues në Siri

  • Zëri Amerikës

Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe bien dakord për zgjatjen e misionit vëzhgues në Siri

Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe bien dakord për zgjatjen e misionit vëzhgues në Siri

Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe kanë rënë dakord për të zgjatur afatin e misionit e ekipit të vëzhguesve që po përpiqet të monitorojë fushatën e përgjakshme 10 mujore të qeverisë kundër protestuesve civilë në Siri.

Kryediplomatët e vendeve arabe u takuan sot në Kajro. Zyrtarët thanë se ata kërkuan që misioni I vëzhguesve në Siri të përforcohet dhe kërkuan t’i jepet fund dhunës. Vëzhguesit filluan misionin e tyre më 26 dhjetor. Nuk është ende e qartë se ç’hapa do të merren për forcimin e misionit, që ka 150 persona në Siri.

Aktivistët sirianë dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar vëzhguesit duke thënë se prania e tyre nuk ka arritur të zbusë masat shtypëse të forcave besnike të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Takimi u mbajt një ditë pas përleshjeve, në të cilat u njoftua se u vranë të paktën 21 veta në gjithë Sirinë dhe dy ditë pasi një sulm me bombë vra 26 persona të tjerë në kryeqytetin Damask. Aktivistët e opozitës fajësojnë gjithashtu qeverinë për vrasjen e 17 civilëve në përleshje të premten.

Grupi aktivist global në Internet, Avaaz, i cili mbështet lëvizjet e ashtuquajtura "populli-pushtet" në të gjithë botën, thotë se gati 7 mijë njerëz janë vrarë në Siri që prej marsit të kaluar, kur filloi kryengritja anti-qeveritare. Grupi Avaaz thotë se ky numër u konfirmua nëpërmjet kontakteve me shumë burime në Siri.

Kombet e Bashkuara përllogarisin se 5 mijë veta janë vrarë në Siri, ndërkohë që qeveria e Damaskut akuzon terroristë të armatosur për nxitjen e revoltës si dhe për vrasjen e 2 mijë forcave të sigurimit.

Presidenti sirian, Bashar al-Asad është zotuar të tërheqë forcat e sigurimit nga qytetet, të lirojë të burgosurit politikë dhe të lejojë protesta anti-qeveritare. Njoftimet qeveritare rreth lirimeve masive të të burgosurve nuk janë vërtetuar, pjesërisht për shkak të faktit se gazetarët e huaj nuk lejohen të hyjnë në Siri.

XS
SM
MD
LG