Lidhje

Ministri Haxhinasto thërret në takim ambasadoren e Zvicrës


Ministri Haxhinasto thërret në takim ambasadoren e Zvicrës
Ministri Haxhinasto thërret në takim ambasadoren e Zvicrës

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto thirri sot në një takim ambasadoren e Zvicrës pas deklaratave të ish prokurores së Hagës Carla del Ponte sipas së cilës Shqipëria kish penguar hetimet për dyshimet për trafik organesh në fund të viteve ’90. Ministri shqiptar i ka konsideruar këto deklarata si të papranueshme dhe një shtrembërim të realitetit lidhur me hetimet e zhvilluara që në vitin 2003.

Ish prokurorja e Hagës Carla del Ponte ishte e para që në pranveren e vitit 2008 bëri publike, në librin e saj "Gjuetia" dyshimet për një trafik organesh ku akuzohej se ishte përfshirë ish ushtria clirimtare e Kosovës. Sipas zonjës Del Ponte bazat e Uck ku zhvillohej ky trafik kishin qenë në territorin e Shqipërisë, apo në të famshmen Shtëpia e Verdhë në Gurrë të rrethit të Matit.

Kjo cështje është rikthyer sërish me zhurmë pas raportit të anëtarit të asmablesë së Këshillit të europës Dick Marti i cili shkon përtej akuzave të zonjës Del Ponte. Por kjo e fundit u rishfaq sërish me disa intervista ku ndërmjet të tjerash ajo akuzon autoritetet shqiptare se kanë penguar hetimet. Zxonja del ponte është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë.

'Duke qenë se është një funksionare e lartë e shtetetit të saj, ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto thirri sot në një takim ambasadorebn e zvicrës në Tiranë Ivana Enzler.

Ministri shqiptar i ka thënë ambasadores Enzler se deklaratat e zonjës Del Ponte janë të paprabnueshme dhe shtrembërojnë realitetin në të cilin janë zhvilluar hetimet në vitin 2003 për akuzat për trafikim të organeve njerëzore të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Ambasadorja zvicerane është shprehur se deklaratat e zonjës Del Ponte përfaqësojnë pikëpamje të saj personale dhe nuk shprehin qëndrimet e qeverisë së Zbvicrës

Autoritetet më të larta shtetëroredhe politike të vendit kanë reaguar këto ditë më shumë forcë duke dënuar raportin e zotit Dick Marty duke e konsideruar atë si tërësisht të pabazuar në fakte por edhe si një rrezik për stabilitetin afatgjatë në rajonin e Ballkanit.

Presidenti Bamir Topi madje shprehu gatishmërinë për nje hetim të ri, që do ta mbyllte një herë e mirë këtë kapitull, ndonëse ato që janë zhvilluar deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë prova bindëse për të vënë ndokënd përpara Drejtësisë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG