Lidhje

Ministri i Mbrojtjes në Jemen ofron mbështetje për presidentin

  • Zëri Amerikës

Ministri i Mbrojtjes në Jemen ofron mbështetje për presidentin

Ministri i Mbrojtjes në Jemen ofron mbështetje për presidentin

Ministri i Mbrojtjes i Jemenit tha se ushtria vazhdon të mbështesë Presidentin Ali Abdullah Saleh, megjithëse gjeneralët më të lartë dhe udhëheqësit fisnorë po e braktisin qeverinë dhe po kalojnë në anën e protestuesve.

Ministri i Mbrojtjes, Mohamad Naser Ahmed, tha sot në televizion se forcat e armatosura do t’i mbeten besnike presidentit dhe do të përpiqen t’i kundërvihen çdo komploti kundër asaj që ai e quajti “demokraci” dhe “legjitimitet kushtetues”.

Më parë, një tjetër gjeneral i njohur jemenas, Ali Mohsen al-Ahmar, tha se mbështeste “revolucionin paqësor të rinisë”. Pas mesazhit të gjeneralit, kudo në kryeqytetin Sana u dislokuan tanket.

Ndërkohë, Presidenti Saleh tha se shumica e popullit është me të, megjithëse ai vazhdon të përballet me dënimin e komunitetit ndërkombëtar si dhe me pasojat e shkarkimit që i bëri dje të gjithë kabinetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun e dënoi përdorimin e municionit nga ana e forcave të sigurimit dhe tha se qeveria ka detyrimin të mbrojë civilët.

XS
SM
MD
LG