Lidhje

Meksikë: Rrëzohet helikopteri, vdes Ministri i Brendshëm


Meksikë: Rrëzohet helikopteri, vdes Ministri i Brendshëm
Meksikë: Rrëzohet helikopteri, vdes Ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshën i Meksikës, Francisco Blake Mora, një figurë me rëndësi në luftën kundër karteleve të drogës në vend, gjeti vdekjen nga rrëzimi i një helikopteri, incident për të cilin Presidenti Felipe Kalderon tha se ka të ngjarë të jetë aksident.

Autoritetet thonë se 45-vjeçari Blake Mora po udhëtonte mes qytetit të Meksikos dhe shtetit Morelos, kur ndodhi aksidenti dje.

Presidenti Kalderon tha se helikopteri u përplas në kushtet e një moti me mjegull dhe se ky ishte ndoshta aksident. Megjithatë, ai tha se se të gjitha shkaqet e mundëshme janë duke u hetuar.

Udhëheqësi meksikan u përpoq me vështirësi të kontrollonte emocionet gjatë një fjalimi që mbajti mbrëmë në televizion, në të cilin e përshkroi zotin Blake Mora si patriot të madh. Zoti Kalderon anulloi udhëtimin e planifikuar për në Havai, kur ai do të merrte pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të Azi-Paqësorit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama i telefonoi dje zotit Kalderon dhe i tha se ishte i shokuar dhe i dëshpëruar nga lajmi.

Shtatë njerëz të tjerë që ndodheshin në bordin e helikopterit gjithashtu u vranë.

XS
SM
MD
LG