Lidhje

Ministri i jashtëm i Ukrainës shan Presidentin rus Putin


Ministri i jashtëm i Ukrainës përdori fjalë vulgare për të përshkruar presidentin rus Vladimir Putin ndërkohë që protestuesit në Kiev sulmuan ambasadën ruse për të protestuar ndaj rrëzimit të një avioni transporti, ku humbën jetën 49 njerëz.

Protestuesit e zemëruar grisën një flamur rus, hodhën gurë dhe vezë në drejtim të ambasadës dhe përmbysën disa makina luksoze gjatë natës.

Ministri i jashtëm ukrainas në detyrë, Andriy Deshchytsia u kërkoi protestuesve të ndalnin veprimet e tyre, por e nxiti turmën duke e përshkruar Presidentin Putin me fjalë sharëse.

Komentet e tij u kritikuan sot nga Moska, e cila i bëri thirrje Ukrainës që ta shkarkojë diplomatin e saj të lartë.

Protesta erdhi ndërkohë që presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko, e shpalli të djelën ditë zije kombëtare, pas rrëzimit dje të avionit ushtarak nga separatistët pro-ruse në Ukrainën lindore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG