Lidhje

Ministri grek i Financave le postin për të drejtuar PASOK-un

  • Zëri Amerikës

Ministri grek i financave Evangelos Venizelos ka dhënë dorëheqjen, një ditë pas zgjedhjes së tij në krye të partisë soclialiste, PASOK. Zoti Venizelos e njoftoi dorëheqjen të henën pas takimit me presidentin grek Karolos Papoulias.

Zyrtarisht, zoti Venizelos e zëvendësoi të henën ish kryeministrin George Papandreous si drejtues i PASOK-ut.

Greqia ka njoftuar planet për të zhvilluar zgjedhje të parakohëshme në fund të prillit dhe fillim të majit për të zëvendësuar qeverinë e përkohëshme të koalicionit të kryeministrit Lukas Papadhimos.

Anketat e opinionit tregojnë se PASOK ndodhet shumë pas partisë Demokracia e Re.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG