Lidhje

Ministri i Jashtëm i Kosovës takohet me zotin Ban Ki Moon, propozon zëvendësimin e rezolutës 1244

  • Ilir Ikonomi

Ministri i Jashtëm i Kosovës takohet me zotin Ban Ki Moon, propozon zëvendësimin e rezolutës 1244

Ministri i Jashtëm i Kosovës takohet me zotin Ban Ki Moon, propozon zëvendësimin e rezolutës 1244

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot një seancë për të diskutuar mbi opinionin e dhënë para 10 ditësh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në një takim që pati dje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon propozoi ndryshimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila sipas tij nuk pasqyron më rrethanat e krijuara në rajon.

Në një intervistë që i dha mbrëmë me telefon nga Nju Jorku Zërit të Amerikës, zoti Hyseni tha se kjo rezolutë përcaktonte vendosjen e UNMIK-ut në Kosovë por tani, pas shpalljes së pavarësisë dhe sidomos pas opinionit të GJND, ajo duhet të zëvendësohet me një rezolutë të re. Kjo rezolutë e re, tha ministri i jashtëm, duhet të përmbyllë misionin e UNMIK-ut dhe të pasqyrojë faktin që GJND u shpreh në favor të pavarësisë. Kjo është një kërkesë e ligjshme, tha zoti Hyseni.

Ministri i jashtëm i Kosovës u shpreh se kjo kërkesë nuk duhet të interpretohet si veprim kundër OKB-së. Zoti Hyseni tha se shpreson t’i jepet rasti edhe për një ndërhyrje të dytë në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit, megjithëse kryesuese e radhës e Këshillit është Rusia.

Ai tha se dje në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm ishte folur edhe mbi çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm tha se ky anëtarësim do të arrihet duke siguruar sa më shumë njohje për Kosovën.

XS
SM
MD
LG