Lidhje

Ministri i jashtëm rus, Lavrov takohet me presidentin Obama


Ministri i jashtëm rus, Lavrov takohet me presidentin Obama
Ministri i jashtëm rus, Lavrov takohet me presidentin Obama

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama, një ditë pas deklaratës së tij se plani amerikan i mbrojtjes nga raketat në Evropë mbetet pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo çështje dominoi sot bisedimet e zotit Lavrov me presidentin Obama. Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ishte gjithashtu e pranishme në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe do të zhvillojë bisedime veças me homologun e saj rus.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se sistemi i mbrojtjes nga raketat synon t’i kundërvihet sulmeve të mundshme nga Irani, ose Koreja e Veriut dhe jo Rusisë, apo ndonjë vendi tjetër.

XS
SM
MD
LG