Lidhje

Samuel Zhbogar do të jetë përfaqësues i posaçëm i BE në Kosovë


Samuel Zhbogar do të jetë përfaqësues i posaçëm i BE në Kosovë

Samuel Zhbogar do të jetë përfaqësues i posaçëm i BE në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, emëroi sot Ministrin e Jashtëm në largim të Sllovenisë, Samuel Zhbogar në postin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zoti Zhbogar ka shërbyer për një kohë të gjatë në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, përfshirë edhe shërbimin e tij në postin e ambasadorit të këtij vendi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kishte konkurruar për postin e ri duke theksuar se përvoja diplomatike dhe politike e tij në rajon do të ndihmojë veprimtaritë e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ai do të zëvendësojë në këtë post përfaqësuesin aktual të Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini, mandati i të cilit skadon në janar të vitit që po vjen. Zoti Gentilini këtë post e trashëgoi nga diplomati holandez Pieter Faith, që është përfaqësues civil ndërkombëtar në Kosovë.

Të dyja këto poste ishin paraparë me propozimin e krye negociatorit ndërkombëtar Marti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Plani i zotit Ahtisaari kishte paraparë që pushteti dhe përgjegjësitë e përfaqësuesit civil ndërkombëtar dhe ato të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, t’i takojnë të njëjtit person. Por, nga muaji maj, ishte vendosur ndarja e këtyre dy posteve që shpesh binin ndesh për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian, ndërsa përfaqësuesi civil ka në mandatin e tij mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.


XS
SM
MD
LG