Lidhje

Ministri i Mbrojtjes Imami në SHBA, bisedon për çështje të NATO-s

  • Ilir Ikonomi

Ministri i Mbrojtjes Imami në SHBA, bisedon për çështje të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Imami në SHBA, bisedon për çështje të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Arben Imami ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të biseduar mbi çështje që kanë të bëjnë me transformimin e NATO-s. Ai po viziton sot Komandën e Aleancës në Norfolk të shtetit Virginia, e cila ndjek njëkohësisht transformimin e forcave të armatosura të Shqipërisë.

Zoti Imami i cili dje u takua me disa zyrtarë amerikanë, i tha Zërit të Amerikës se si vend i ri anëtar, Shqipëria përballet me disa sfida në transformimin e ushtrisë së saj:

"Ne këtë vit jemi përfshirë në ridislokimin e të gjithë forcës sonë të armatosur, në organizimin e saj, në reformën e shërbimit të inteligjencës ushtarake, në reformën e ministrisë së mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Ne konsiderohemi si vend i rëndësishëm në NATO sepse së pari vendimet merren nga të gjithë anëtarët me konsensus. Së dyti, çdo vend ka rëndësinë që ai i jep vetes së tij edhe mbi bazën e kapaciteteve që ka. Atëhere kur duhet, fjala e Shqipërisë ka vendin e saj të rëndësishëm."

Zoti Imami u takua dje me ish senatorin Chuck Hagel, shef i këshillit për inteligjencën e huaj pranë Presidentit Obama. Zoti Hagel i cili është njëkohësisht profesor në Shkollën e Shërbimit Diplomatik në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se pjesmarrja e Shqipërisë në NATO kontribuon në përpjekjet për të garantuar siguri dhe qendrueshmë në njërin prej rajoneve historikisht të paqendrueshëm të botës:

"Mendoj se të gjitha vendet e anëtare të NATO-s janë shumë të kënaqura që Shqipëria është në aleancë ashtu si edhe vendet e tjera anëtare që janë anëtarësuar vitet e fundit sepse kjo vërtet përfaqëson një stabilitet dhe siguri të cilën nuk e kemi parë më përpara. Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm ndërkohë që gjen vendin e saj në NATO. Aftësitë e saja do të rriten. Ajo do të gjejë rrugë të reja të sofistikuara për të marrë pjesë. Ajo po merr pjesë tani në një sërë detyrash bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani është vetëm një prej tyre," tha zoti Hagel.

XS
SM
MD
LG