Lidhje

Ministri i Jashtëm palestinez, Raid al-Malki kritikoi një nismë të re për bisedimet me Izraelin

  • Zëri Amerikës

Ministri i Jashtëm palestinez, Raid al-Malki kritikoi një nismë të re për bisedimet me Izraelin

Ministri i Jashtëm palestinez, Raid al-Malki kritikoi një nismë të re për bisedimet me Izraelin

Ministri i Jashtëm palestinez, Raid al-Malki tha se nisma e re, që bën thirrje për rifillimin e bisedimeve të paqes me Izraelin nuk është e mjaftueshme sepse nuk përfshin thirrjen për ndalimin nga Izraeli të vendbanimve izraelite.

Ministri al-Malki kritikoi sot planin e quartetit të Lindjes së Mesme, një ditë pasi palestinezët kërkuan zyrtarisht në Kombet e Bashkuara njohjen e shtetit të tyre. Zoti al-Malki tha gjithashtu se nisma e quartetit të Lindjes së Mesme nuk është e plotë sepse nuk kërkon tërheqjen e Izraelit në kufijtë e vitit 1967, kur ai morri nën kopntroll territoret palestineze.

Kuarteti, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, u bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të rifillojnë bisedimet brënda një muaji dhe të arrijnë një marrëveshje deri vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG