Lidhje

Ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Kosovën

  • Leonat Shehu

Ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i ka siguruar udhëheqësit e Kosovës se vendi i tij do të mbështesë Kosovën në procesin e njohjeve të reja, ndërsa ka nënvizuar edhe mbështetjen për tërësinë tokësore të Kosovës dhe të drejtën e qeverisë së saj për të shtrirë autoritetin e vet në të gjitha pjesët e vendit.

Ai i ka bërë këto komente në fillim të vizitës së tij në Kosovë, ku arriti sot pasdite.

Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve me udhëheqësit politikë, shefi i diplomacisë turke do të marrë pjesë edhe në përurimin e qendrave kulturore turke në Prishtinë dhe në Prizren.

Ministri i Jashtëm turk pritet të mbërrijë në Bosnje-Hercegovinë të dielën për bisedime me anëtarë të presidencës dhe udhëheqës politikë. Në Bosnjë ai do të marrë edhe një doktoratë nderi nga Universiteti i Tuzlës.

Vizita e shefit të diplomacisë turke është në funksion të siç thuhet, diskutimit të çështjeve rajonale por edhe pjesëmarrja në festimet e muajit të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG