Lidhje

Ministri Prifti dëshmon në procesin ndaj ish kryeministrit Meta

  • Armand Mero

Ministri Prifti dëshmon në procesin ndaj ish kryeministrit Meta

Ministri Prifti dëshmon në procesin ndaj ish kryeministrit Meta

Në Shqipëri ish ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dha sot dëshminë e tij në procesin që po zhvillohet ndaj ish kryeministrit Ilir Meta i akuzuar për korrupsion lidhur me videon e publikuar në fillim të vitit e sipas së cilës ai i kërkonte favore zotit Prifti në këmbim të ryshfetit.

Gjykata e Lartë rrëzoi në seancën e mëparshme kërkesën e prokurorisë e cila pasi kundërshtoi vlerësimin e ekspertëve shqiptarë kërkoi një ekspertizë të re.

Ekspertet vendas të caktuar nga gjykata në fakt ishin shprehur se kishte mundësi ndërhyrje në materialin video dhe se shumë pjesë të audios ishin të pakuptueshme.

Gjykata e lartë kishte hedhur më parë poshtë ekspertizën e bërë nga një amerikan dhe një tjetër ekspert anglez, me motivacionin e shkeljeve proceduriale nga ana e prokurorise.

XS
SM
MD
LG