Lidhje

Ministria e Jashtme ruse reagon për vendimin ndaj tregtarit të armëve


Ministria e jashtme ruse ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës amerikane e cila dënoi me 25 vjet burg tregtarin e armëve Viktor Bout .

Në një deklaratë për shtypin e publikuar sot ministria e jashtme ruse dënon këtë vendim, duke akzuar gjykatën amerikane se ka dhënë një vendim politik.

Një gjykatës amerikan dënoi me 25 vjet burgim tregtarin amerikan të armëve, Viktor But nën akuzat për terrorizëm, pasi kishte tentuar t’u shiste raketa kryengritësve kolombianë.

But, të cilin prokurorët e quajtën “Tregtari i vdekjes” reagoi duke bërtitur, kur dëgjoi dënimin dhe tha se akuzat kundër tij ishin të rreme.

Ai e quan veten biznesmen të ligjshëm. Avokati i tij tha se But do ta apelojë dënimin në Gjykatën e Lartë, po të jetë e nevojshme.

XS
SM
MD
LG