Lidhje

Ministria e Turizmit promovon në Shkodër "Ditën Botërore të Turizmit"


Ministria e Turizmit promovon në Shkodër "Ditën Botërore të Turizmit"
Ministria e Turizmit promovon në Shkodër "Ditën Botërore të Turizmit"

Ministria e Turizmit promovoi në qytetin e Shkodrës Ditën Botërore të Turizmit me moton "Turizmi bashkon kulturat".

Ministri Aldo Bumçi tha se Shqipëria po shndërrohet, ҫdo ditë e më shumë, në një destinacion të pëlqyer turistik dhe se gjatë këtij viti Shqipëria është vizituar nga rreth 3 milionë turistë. Por, Ministri Bumçi shtoi se, njësitë vendore, nga Velipoja deri ne Ksamil, dështuan në drejtim të mbajtjes pastër të mjedisit, gjë që ndikon edhe në imazhin e vendit.

Muajt e fundit në Shkodër po realizohen disa projekte që synojnë rigjallërimin e traditave të pasura të këtij qyteti në shërbim të turizmit.

XS
SM
MD
LG