Lidhje

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu; Shqipëria është dëmtuar shumë nga ngërçi i gjatë politik

  • Armand Mero
  • Zëri Amerikës
  • Tiranë

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu; Shqipëria është dëmtuar shumë nga ngërçi i gjatë politik

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu; Shqipëria është dëmtuar shumë nga ngërçi i gjatë politik

Në Shqipëri ministria e Integrimit Majlinda Bregu la të kuptohej se e sheh të vështirë që vendi të riparojë dëmin që i ka shkaktuar ngërçi i gjatë politik në procesin e integrimit europian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ministrja Bregu, ndërsa përshëndeti rkthimin e opozitës në parlament, tha se do të duhej që të gjitha vendet anëtare të bindeshin se ajo çka ndodhi në më shumë se dy vjet të mund të çbëhet brenda një muaji, deri tetorin e ardhshëm kur komisioni europian do të paraqesë opinionin e ri për Shqipërinë. Opozita socialiste që dje u rikthye në sallën e kuvendit për të ushtruar të gjitha funksionet e saj. Ajo ka kërkuar që të paraqiten në komisione të gjitha ligjet që kërkojnë tre të pestat dhe është angazhuar për të mbështetur procesin e integrimit europian duke bërë përgjegjëse qeverinë për vonesat e krijuara

XS
SM
MD
LG