Lidhje

Ministrja franceze e Financave njofton kandidaturën për kreun e FMN

  • Zëri Amerikës

Ministrja franceze e Financave njofton kandidaturën për kreun e FMN

Ministrja franceze e Financave njofton kandidaturën për kreun e FMN

Ministrja franceze e financave Kristin Legard ka njoftuar kandidaturën e saj për kreun e Fondit Monetra Ndërkombëtar, pavarësisht thirrjeve të disa vendeve që ky post t’i jepet dikujt që nuk është europian.

Zonja Legard konsiderohet si një kandidaturë e fortë për këtë post, i cili është bosh mbas dorëheqjes së Dominik Stros Kan javën e kaluar, mbasi po përballet me akuzën për dhunë seksuale në Nju Jork.

Legard njoftoi kandidaturën e saj sot gjatë një konference shtypi.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian, që kryesohen nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e kanë bërë të qartë se ata duan një europian që të drejtojë institucionin huadhënës ndërkombëtar, në kohën kur FMN-ja po ndihmon Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë që t’ia dalin me problemin e borxheve.

Por ekonomitë e mëdha po kritikojnë udhëheqjen prej disa dekadave të FMN-s nga europianët. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar dje, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut tha se është koha për t’i dhënë fund zakonit “të vjetër” për zgjedhjen e një europiani në krye të FMN-së.

Zyrtarët që folën në emër të 5 vendeve thanë se përzgjedhja duhet të bëhet bazuar tek kompetencat më shumë se tek kombësia.

Periudha e kandidimeve për drejtorin e ardhshëm të FMN-së përfundon në 10 qershor. Zyrtarët e Fondit thonë se shpresojnë që të kenë një udhëheqës të ri deri në fund të qershorit.

Të hënën, guvernatori i Meksikos shpalli kandidaturën e guvernatorit të bankës qendrore Agustin Karstens për kreun e FMN-së. Ai ishte sëfundmi ministër i financave të Meksikës dhe ka qenë zëvendës drejtor i FMN-së për disa vite.

XS
SM
MD
LG