Lidhje

Miranda Lambert kryeson me 9 kandidatura për çmimet e muzikës kantri


Miranda Lambert kryeson me 9 kandidatura për çmimet e muzikës kantri

Miranda Lambert kryeson me 9 kandidatura për çmimet e muzikës kantri

Një balerinë japoneze dhe partneri i saj i vallëzimit argjentinas, kanë fituar çmimin e skenës, në kampionatin botëror të Tangos.

21 vjeçari Ortega dhe 42 vjeçarja Kuwamoto spikatën mes 20 çifteve që dolën në finalen e këtij festivali. Në këtë konkurrim morën pjesë 400 çifte kërcimtarësh të tangos që u mblodhën nga Uruguaji, Greqia, Kolumbia dhe Japonia.

Diego Ortega është lindur në Buenos Aires, por u zhvendos disa vite më parë në Japoni ku jepte mësime tangoje.

Ortega dhe Kuwamoto janë partnerë në vallëzim prej dy vjetësh. Dhe gjatë konkurrimit të vitit 2009 ata arritën të hynin në finale.

Çmimi i skenës që fituan ata, përfshin 5 mijë dollarë, dy bileta udhëtimi për në Madrid si dhe një kontratë dy mujore për një tur vallëzimi të tangos në Japoni.

Kërcimi i tangos, i cili u zbulua në vitet 1800 në periferitë e Buenos Airesit dhe Montevideos, që nga viti 2009, është pjesë e trashëgimisë botërore kulturore që mbrohet nga Kombet e Bashkuara.

2. Miranda Lambert udhëheq me 9 kandidatura në garën e çmimeve të muzikës kantri, duke hyrë në historinë e këtij zhanri muzikor si muzikantja me më shumë kandidatura. Gjithashtu ajo ka dy këngët e saj “The house that built me” dhe “White liar” që konkurrojnë për këngën më të mirë të vitit.

Ajo ndiqet në konkurim nga Lady Antebellum e cila ka 5 kandidatura. Gjithashtu në kategorinë për këngën më të mirë Lady Antebellum konkurron me këngën “Need you now”. Në listën e kandidaturave renditen dhe Zac Brown me 4 kandidatura ku spikat kënga “Toes”, si dhe Blake Shelton dhe Trace Adkins.

Në listën e kandidaturave për duetet më të mira janë dhe Steel Manoglia, një çift të dashuruarish dhe në jetë të cilët konkurrojnë këtë vit përballë Sugerland, Brooks and Dunn.

Meghan Linsey e Steel Magnolias thotë se ajo është rritur duka parë idhujt e saj që ngjiten në skenë si kandidatura apo si fitues të çmimeve më të mira të muzikës kantri. Të jesh pjesë e kësaj gare, si e kandiduar për çmim, është një ëndërr që bëhet realitet - thotë ajo

Nata e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës kantri do të mbahet në 10 nëntor në Nashville dhe do të transmetohet drjetpërsëdrejti nga stacioni televiziv ABC.

XS
SM
MD
LG