Lidhje

Miratohet huaja 171 miliard dollarëshe për Greqinë

  • Zëri Amerikës

Miratohet huaja 171 miliard dollarëshe për Greqinë

Miratohet huaja 171 miliard dollarëshe për Greqinë

Ministrat e financave të eurozonës kanë miratuar një hua të re 171 miliard dollarëshe për Greqinë, pas më shumë se 12 orë negociatash të tensionuara në Bruksel.

Zyrtarët evropianë thonë se huaja do të reduktojë borxhet e Greqisë deri në vitin 2020, duke realizuar kështu një synim të caktuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Zyrtarët thonë se ende po punohet mbi detajet. Monedha euro pësoi rritje thuajse gjysëm centi sot pas lajmit të arritjes së marrëveshjes.

Greqia kishte nevojë dëshpëruese për huanë, e dyta në dy vite, për të menjanuar falimentimin katastrofik muajin që vjen.

XS
SM
MD
LG