Lidhje

Miratohet në parim buxheti për vitin 2012


Miratohet në parim buxheti për vitin 2012
Miratohet në parim buxheti për vitin 2012

Në Shqipëri shumica e djathtë në pushtet miratoi mbrëmë në parim buxhetin për vitin e ardhshëm i cili u kundërshtua me forcë nga opozita. Votimi u zhvillua pas mesnate pas një seance që zgjati afër 14 orë. Socialistët propozuan heqjen apo reduktimin e Tatimit mbi Vlerën e shtuar për bujqësine dhe disa nga artikujt bazë ushqimore. Por për shumicën një masë e tillë konsiderohet si propagandistike pasi nuk sjell domosdoshmërisht uljen e çmimeve. Për qeverinë buxheti garanton stabilitetin makroekonomik të vendit dhe rritje të rrogave e pensioneve. Por për opozitën, qeveria nuik po merr asnjë masë për të përballuar krizën ekonomike.

XS
SM
MD
LG