Lidhje

Zgjedhjet dhe vëzhguesit vendorë


Zgjedhjet e sotme për pushtetin vendor u vëzhguan gjerësisht sot nga veprimtarë të shoqërisë civile.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme mblodhi sot mijëra raportime nga 61 bashkitë, ku krahas 90 vëzhguesve afatgjatë ishin shpërndarë në terren edhe 1000 vëzhgues të tjerë afatshkurtër.

Zgjedhjet dhe vezhguesit vendore
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:17 0:00

Drejtuesja e këtij koalicioni, Mirela Arqimandriti theksoi se shqetësim kryesor edhe këtë vit mbeti funksionimi i dobët i komisioneve zgjedhore, votimi familjar dhe mungesa e informimit të votuesve.

Vullnetarët e KZLN krahas raportimeve spontane nga terreni zhvilluan edhe një seri pyetësorësh për të mbedhur mendimet e opinionit publik mbi zhvillimin e procesit zgjedhor dhe risitë që sollën ndarjet e reja territoriale.

Nga ana tjetër Dhoma Elektorale shprehu shqetësim për thyerjen e heshtjes zgjedhore nga politikanë, që dhanë mesazhe partiake, pjesëmarrjen e ulët të grave në votim.

Ndërkaq një mënyrë të veçantë të vëzhgimit të zgjedhjeve sivjet po e zhvillon edhe projekti ZALART, i cili po mbledh raportime me foto dhe video nga e gjithë shqiperia duke vërtetuar më pas saktësinë e tyre.

Ashtu si dhe në vitet e mëparshme zgjedhjet po ndiqen nga afër këtë vit edhe nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Përfaqësuesja e këtij koalicioni, Gerta Meta, thotë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor po varet përsëri nga vullneti i partive politike.

Partitë po ndërrojnë vazhdimisht komisionerët dhe numëruesit duke hedhur poshtë trainimet e tyre.

Zgjedhjet vendore të këtij viti po zhvillohen në një hartë të re administrative territoriale, ku mbi 3 milionë shtetas po votojnë për të zgjedhur 61 bashkiakë.

Sipas vëzhguesve zgjedhjet e sotme u mbizotëruan kryesisht nga frika për pjesëmarrje të ulët dhe për blerje votash.


XS
SM
MD
LG