Lidhje

Misioni i NATOs dhe Afganistani përparësi në takimin e Lisbonës

  • Kent Klain

Misioni i NATOs dhe Afganistani përparësi në takimin e Lisbonës

Misioni i NATOs dhe Afganistani përparësi në takimin e Lisbonës

28 vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior takohen sot dhe nesër në Lizbonë për të diskutuar rishikimin e misionit të NATO-s dhe të ardhmen e operacioneve të saj ushtarake në Afganistan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na informon nga kryeqyteti i Portugalisë se pritet që NATO-ja t’i vëjë theksin kalimit gradual të përgjegjësive të sigurimit të vendit tek populli afgan.

Ndërkohë të vendet anëtare të aleancës si Kanadaja dhe Hollanda u japin fund misioneve të tyre luftarake në Afganistan, aleatët që vazhdojnë të qendojnë në fushën e betejës po ndryshojnë objektivat e misioneve të tyre.

Një nga këshilltarët e lartë të Presidentit amerikan, Barak Obama, për Afganistanin, Dagllas Lut, tha këtë javë se aleanca do të njoftojë planet për një periudhë të gjatë kalimtare, gjatë të cilës afganët do të marrin në dorë sigurimin e vendit.

"Synimi është që ky proces në 34 provincat e vendit të përfundojë deri në vitin 2014. Ky është një proces që nisi në fillim të vitit 2011 me piksynimin që të mbyllet në fund të vitit 2014”.

Plani i ri do të kërkojë nga forcat e NATO-s të vazhdojnë stërvitjen dhe misionet humanitare në Afganistan edhe pas vitit 2014.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, do të marrë pjesë në takimin e të shtunës për mionin e aleancës në vendin e tij. Në një intervistë që i dha kohët e fundit gazetës The Washington Post, zoti Karzai kërkoi që aleanca e NATO-s të pakësojë operacionet e saj në Afganistan dhe t’u japë fund bastisjeve të saj të suksesshme gjatë natës me trupat afgane kundër forcave talebane.

Presidenti Obama pritet të takohet me Presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev, ndërkohë që disa republikanë në Senat priten të mbështesin ratifikimin e traktatit të ri START për pakësimin e armëve strategjike.

Disa senatorë me influencë thonë se traktati ka shumë të ngjarë që të mos miratohet këtë vit. Zoti Obama thotë se ratifikimi i traktatit është domosdoshmëri për sigurimin kombëtar amerikan dhe gurthemeli i marrëdhënieve SHBA-Rusi.

"Rreziqet për sigurimin kombëtar amerikan janë të qarta dhe të mëdha. Traktati i ri START shkurton me përgjegjshmëri numrin e armëve bërthamore dhe shtrat-hedhëset e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndërkohë që ruan potencialin shkurajues bërthamor të Amerikës”.

Përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve të NATO-s me Rusinë pritet të jenë një tjetër përparësi kryesore e takimit të nivelit të lartë të Lizbonës.

Udhëheqësit e NATO-s do të punojnë gjithashtu për një koncept të ri strategjik për aleancën që do të zëvendësojë atë që u miratua në vitin 1999. Vlerësimi i ri për misionin e NATO-s pritet të përfshijë një mbrojtje më të fortë kundër terrorizmit kibernetik dhe raketave balistike.

Presidenti ka në plan të përfundojë vizitën e tij në Lizbonë duke u takur shkurtimisht me udhëheqësit e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuar pritet të theksojnë vazhdimin e bashkëpunimit me Evropën për çështje të ekonomisë dhe sigurimit.

XS
SM
MD
LG