Lidhje

Gabriela Isler, Miss Universi 2013


Një spikere 25 vjeçare nga Venezuela u kurorëzua Miss Universi në një ceremoni vezulluese në Moskë.

Gabriela Isler u zgjodh fituese dje nga 86 pretendente për titullin në shfaqjen e ndjekur nga miliona shikues në mbarë botën.

Isler u përball në fund me finalistet nga Spanja, Brazili, Ekuadori dhe Filipinet duke marr titullim në ceremoninë e 61të të kësaj gare.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro e përgëzoi fituesen Isler në Twitter, duke e quajtur titulln e saj një "triumf" për vendin.

Venezuela ka fituar më shumë gara ndërkombëtare të bukurisë sesa çdo vend tjetër, duke përfshirë tani titullin e shtatë të Miss Universit.
XS
SM
MD
LG