Lidhje

Misteret e avionit malajzian


Kryeministri i Malajzisë dha lajmin e keq për familjarët e pasagjerëve duke njoftuar të hënën se aeroplani me numër Fluturimi 370 kishte humbur në Oqeanin Indian. Të dhënat satelitore e ndihmuan atë të bëjë atë deklaratë .

Një aspekt i misterit që rrethon zhdukjen e aeroplanit Malajzian u sqarua të hënën, kur kryeministri malajzian Najib Razak bëri këtë njoftim .

"Në bazë të të dhënave të reja, aeroplani MH370 përfundoi në jug të Oqeanit Indian."

Lajm i kryeministrit erdhi nga Inmarsat, një kompani britanike satelitore. Inmarsat analizoi mesazhet që kishin kaluar në rrjetin e saj nga Boeing 777. Këto ishin të dhënat e fluturimit të dërguara në satelitin e kompanisë. Nëndrejtori i Inmarsat, Chris McLaughlin shpjegon se inxhinierët e tij ndoqën gjurmët e para dhe i krahasuan ato me rrugën e avionëve të tjerë në zonë për të përcaktuar se cilët ishin të aeroplanit malayzian.

"Momenti i këtij përcaktimi për inxhinjerët ishte kur jo vetëm që ata kuptuan se të dhënat ishin të aeroplanit që kërkonin, por se avioni ishte në lëvizje. Dhe pastaj ishte një proces i shqyrtimit të thellë në të dhënat për të krijuar një pamje të asaj që kishte ndodhur."

Inxhinierët, së bashku me zyrtarë amerikanë dhe australiane, llogaritën shpejtësinë e përafërt të avionit dhe sasinë e karburantit dhe përcaktuan pozicionin përfundimtar, në perëndim të Perth , Australi, ku janë parë mbeturinat që dyshohet të jenë nga avioni i rënë në oqean.

"Pozicioni i fundit i njohur ishte rruga në jug mbi Oqeanin Indian, pa ulje dhe pa ndales. Distanca në Perth ishte shumë më larg sesa karburanti i mbetur do ta lejonte aeroplanin të fluturonte për 7 orë për të mbërritur atje," thotë Tim Brown, specialist imazhesh me një firmë globale të sigurisë. Ai thotë se vendndodhja e avionit mund të ishte përcaktuar shumë më shpejt me shifrimin të dhënave të Shërbimit të Pozicionimit Global (GPS).

"Kjo linjë ajrore nuk është e regjistruar për këtë shërbim. Ata nuk paguajnë për shërbimin shtesë që lejon monitorim të vazhdueshëm. Ata paguajnë për shërbimin minimal që lejon monitoron çdo gjysmë ore ose 1 orë."

Ndërsa disa pyesin pse është kaq e vështirë për të gjetur një aeroplan të madh, ekspertit Brown i duket e pabesueshme të gjendet një aeroplan në Oqeanin Indian, sidomos pasi radiot e tij të komunikimit ishin fikur prej 6 orësh dhe aeroplani ishte rrëzuar.
XS
SM
MD
LG