Lidhje

Mit Romney flet në ceremoninë e diplomimit në një universitet të krishterë konservator

  • Zëri Amerikës

Mit Romney, i cili pritet të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor të këtij viti, u përshëndet me duartrokitje entuziaste sot në një univeresitet të krishterë konservator, kur foli në mbrojtje të institucionit të martesës si një bashkim mes një burri dhe një gruaje.

Zoti Romney, i cili shpesh shikohet me dyshim nga radhët më konservatore të Partisë Republikane, theksoi rëndësinë e besimit dhe përkushtimit ndaj familjes në një fjalim para studentëve që po diplomoheshin në Universitetin Liberty në shtetin Virginia.

Disa ditë pasi Presidenti Barak Obama shprehu mbështetjen e tij për martesat mes homoseksualëve, zoti Romney u përshëndet nga brohoritje të zjarrta nga një turmë prej 30 mijë spektatorësh kur i doli në mbrojtje martesës tradicionale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG