Lidhje

Veprimtari Pëllumb Lamaj mbi figurën e Mithat Frashërit

  • Ilir Ikonomi

Të shtunën, Federata panshqiptare Vatra në Nju Jork përkujtoi Mithat Frashërin, një figurë të rëndësishme në historinë Shqiptare. Mithat Frashëri, i cili lindi në Janinë në vitin 1880 u nda nga jeta në Nju Jork në 1949 në rrethana të panjohura, ka qenë njëri nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë. Ai ka qenë gjithashtu aktiv në të gjitha periudhat e tjera të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Mithat Frashëri ishte mes të tjerash një publicist dhe historian mjaft prodhimtar. Si politikan, ai u bë udhëheqës i Ballit Kombëtar në vitin 1942 dhe njihet sidomos si luftëtar kundër komunizmit. Në një​ bisedë​ të​ drejtpë​rdrejtë​ nga Nju Jorku, ish-i burgosur politik dhe nismëtar i veprimtarisë që u mbajt të shtunën, Pëllumb Lamaj, flet për figurën e Mithat Frashërit dhe veprën e tij.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG