Lidhje

Mitrovicë, fillon pastrimi i urës mbi lumin Ibër


Autoritetet në Kosovë thanë se që nga sot ka filluar riparimi i urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe largimi i parkut të paqes, një hapësirë e gjelbër e vendosur nga serbët e veriut të Kosovës.

Largimi i parkut të paqes dhe riparimi i urës kryesore mbi lumin Ibër financohet nga Këshilli Evropian dhe është pjesë e marrëveshjes së arritur më 25 gusht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas, marrëveshjes i gjithë projekti duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2016.

Parku i paqes në urën qendrore mbi lumin Ibër, u vendos në qershor të vitit 2014 nga grupe qytetarësh serbë në veriun e Mitrovicës dhe nuk ishte i qarkullueshëm për automjete. Ura mbi lumin Ibër shënon edhe vijën ndarëse të Mitrovicës në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare..

Trego komentet

XS
SM
MD
LG