Lidhje

Mitt Romney fiton 6 nga 10 shtetet e 'Super të Martës, përfshirë Ohajon


Ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mitt Romney fitoi zgjedhjet në shtetin e rëndësishëm të Ohajos, shteti kryesor në zgjedhjet paraprake të ‘Super të Martës’, megjithëse me një diferencë fare të vogël, duke bërë që fituesi i vendit të dytë në atë shtet, ish senatori Rick Santorum nga Pensillvania, të vazhdojë fushatën në pozita të forta.

Rezultatet e Super të Martës (burimi: Associated Press)
Rezultatet e Super të Martës (burimi: Associated Press)

"Sonte ne po bëjmë disa numërime. Ne po numërojmë delegatët për në kuvendin e partisë, dhe ky numër duket mirë, madje ne po numërojmë edhe ditët e mbetura deri në zgjedhjet e nëntorit, e kjo duket edhe më mirë”!

Ishte një mbrëmje e mirë për Mitt Romney. Ai fitoi më shumë delegatë në të 10 shtetet, ku dje u zhvilluan zgjedhjet paraprake, përfshirë edhe Ohajon, ku rezultati me një ndryshim shumë të vogël përkundrejt rivalit Rick Santorum nuk u konfirmua deri pas mesnate. Entuziazmi mes votuesve të Ohajos ishte edhe më i madh se sa entuziazmi në këtë qendër votimi në Kolumbus të Ohajoss.

Votuesja Pat Zadnik.

“Votova për Mitt Romney-in sepse mendoj se ai është kandidati më i fuqishëm. Dua që ky proces të marrë fund dhe të përqëndrohemi në përpjekjet për të fituar ndaj Presidentit Barack Obama”.

Casey Welch ishte mes sumë votuesve të Ohajos, që vendosi në momentin e fundit se për cilin kandidat do të votonte.

“Votova për Mitt Romney sot. Mendoj se ai është më i miri për të kthyer ekonominë dhe për të ndihmuar Amerifkën të ecë përpara”.

I pyetur se kur vendosi për zotin Romney, ajo tha ‘sot’.

Shumë votues republikanë nuk janë ende të vendosur. Zoti Romney është në krye të kandidatëve republikanë, por jo kandidati dominues, madje disa votues mendojnë se kandidatët social konservatorë si Santorum dhe Newt Gingrich, i cili fitoi në shtetin e tij të Xhorxhias, janë shumë polarizues.

Ekonomia është çëshja kryesore, ndërsa votusit si në zonat urbane edhe ato rurale janë të shqetësuar rreth humbjes së vendeve të punës dhe borxhit kombëtar në rritje.

Votuesja Jinnie Buskirk.

“Votova për Mitt Romney-in sepse mendoj se ai është një afarist i mirë. Qeveria është si biznes, prandaj ne kemi nevojë për një njeri që di se ç’bën”.

Gara mes republikanëve është si një lojë numrash. Kandidatët po përpiqen të sigurojnë 1,144 delegatët e nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë.

Zoti Santorum fitoi gjysmën e votave në Ohajo, megjithëse fushata e zotit Romney shpenzoi fonde shumë më të mëdha.

“Sonte është më se e qartë. Ne kemi fituar gara në gjithë vendin kush situata nuk ishte në favorin tonë. Kur mendohej se ne ishin në përfundim, fushata jonë rigjallërohej”.

Ky është një lajm i mirë për votues si Jack Auer.

“Natyrisht që këta kandidatë kanë aspekte negative, por mendoj se Rick Santorum ka mbajtur një qëndrim të njëjtë për sa i përket çështjeve shoqërore, që për mua janë të rëndësishme. Dhe natyrisht që edhe ekonomia për mua është e rëndësishme”.

Madje ka edhe nga ata republikanë të vendosur, që kanë në plan të votojnë për Presidentin demokrat, Barack Obama.

“Mendoj se Partia Republikane është marrë nën kontroll nga konservatorët ekstremë, që nuk i kuptojnë nevojat e popullit amerikan”.

Është një ndjenjë që ka luajtur rol të rëndësishëm në një shtet që disa zgjerdhje të kohëve të fundit herë herë ka votuar për kandidatin republikan dhe herë herë për atë demokrat.

Numri i delegatëve që kanë siguruar deri tani kandidatët republikanë

XS
SM
MD
LG