Lidhje

Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në Florida


Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në Florida

Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në Florida

Kandidati presidencial amerikan Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në Florida.

Në fjalimin që mbajti pas fitores, Mit Romney kritikoi presidentin Barack Obama dhe e fajësoi atë për problemet ekonomike të vendit. Ai premtoi shfuqizimin e ligjin të presidentit Obama mbi kujdesin shëndetësor, balancimin e buxhetit, dhe se do të udhëheq vendin në një epokë të re të begatisë ekonomike.

Ish guvernatori i Massachusetts fitoi 47 për qind të votave në Florida, kurse rivali i tij, ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, mori 32 për qind të votave. Pak më shumë se një javë më parë Newt Gingrich fitoi ndaj Mit Romnit në zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut.

Debatet e suksesshme dhe reklamat politike kundër zotit Gingrich ndihmuan zotin Romney. Sondazhet e fundit kanë treguar se zoti Romney kishte epërsi dy shifrore ndaj zotit Gingrich në Florida.

XS
SM
MD
LG