Lidhje

Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në tre shtete

  • Zëri Amerikës

Stacionet televizive amerikane po parashikojnë se ish guvernatori i Massachusetts Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake në tre shtete të martën, Washington DC, Maryland dhe Wisconsin.

Fitoret e së martës e sjellin atë edhe një hap më afër sigurimit të delegatëve të mjaftueshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane për tu përballur me presidentin demokrat Barack Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Romney aktualisht ka rreth gjysmën e delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin. Ai gjithashtu ka siguruar mbështetjen nga disa republikan të fuqishëm si ish presidenti Gorge Bush i vjetri.

Por kundërshtarët republikan të Romney-it, Rick Santorum, Newt Gingrich dhe Ron Paul, nuk kanë dhënë shenja se janë gati të heqin dorë nga gara.

XS
SM
MD
LG