Lidhje

Mitt Romney kryeson garën e kandidatëve të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale

  • Jim Malone

Gara për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Republikane do të zhvendoset javën e ardhshme në zemër të jugut amerikan. Ish guvernatori i Masaçusetsit guvernatori Mitt Romney vazhdon të udhëheqë garën mbas zgjedhjeve të Super të Martës, por rivalët e tij kryesorë mbeten në garë dhe zotit Romney i duhet të zhvillojë një betejë të gjatë, përpara se të mund të fitojë përzgjedhjen e republikanëve si kandidat të tyre përballë presidentit Obama.

Me fitoren në 6 nga 10 shtetet në garën e Super të Martës, Mitt Romney u bën thirrje mbështetësve të tij që të vazhdojnë kështu...

“Kështu do të ecim ditë pas dite, hap pas hapi, derë më derë, në zemrat e të gjithëve”.

Gara republikane vazhdon me Alabamën dhe Misisipin të martën në 13 mars. Kjo garë ofron mundësi të reja për rivalin e zotit Romney, ish senatorin e Pensilvanisë Rick Santorum dhe ish kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich.

“Ne po qëndrojmë në këtë garë sepse unë besoj se është e pamundur për një të moderuar që të fitojë zgjedhjet e përgjithshme”.

Mitt Romney vazhdon përpjekjet për të fituar ndaj konservatorëve dhe ndoshta do të përballet edhe zmbrapsje në zgjedhjet e ardhshme në jug, thotë analisti Henry Olsen i Institutit American Enterprise.

“Kjo do të thotë se ai po vazhdon që të eci përpara me vështirësi, duke fituar ca delagatë këtu, e ca atje deri sa të mbërrijë në fazën përfundimtare në qershor me të gjitha shtetet e fituara. Por nuk do të jetë e lehtë për të”.

Kundërshtarët e Mitt Romneyt shpresojnë ta ngadalsojë atë mjaftueshëm për të detyruar mbajtjen e një konvente konkurruese republikane në gusht, thotë strategu politik i stacionit ABC Matthew Dowd.

“Duke i krijuar disa pengesa, duke fituar disa shtete, po përpiqen që t’a dobësojnë e që në konventën e gushtit të kenë mundësin për të thënçë, ju nuk mund të zgjidhni këtë njeri për kandidat”.

Fushata e zgjatur dhe e debatueshme e zgjedhjeve parprake shqetëson ish zonjën e parë Barbara Bush dhe republikanë të tjerë :

“Mendoj se ka qenë fushata më e dobët që kam parë në jetën time. E urrej faktin që njerëzit mendojnë se kompromisi është një fjalë e keqe”.

Disa republikanë mendojnë se fushata negative e zgjedhejeve paraprake ka dëmtuar shanset e zotit Romni përballë presidentit Obama në zgjedhjet e nëntorit thotë Henry Olsen.

“Ai po paraqet të meta si kandidat, mungesë kompetence, ftohtësi dhe jo reagim çka po e dëmton disi tani, por njerëzit që shohin përpara shqetësohen se kjo natyrë do të dëmtojë atë përballë një kndërshtari të mirëfinancuar dhe të zhdërvjellët”.

Zoti Romney udhëheq me më shumë delagtë deri tani mbi 400, rreth një e treta e 1,144 që janë të nevojshëm për të siguruar kandidimin e partisë Republikane.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG