Lidhje

Mitt Romney kryeson garën e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë


Mitt Romney kryeson garën e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë
Mitt Romney kryeson garën e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë

Gara e partisë republikane për të gjetur kandidatin që do të vendoset përballë presidentit amerikan Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit duket më e qartë pas ditës së djeshme, ku Mitt Romeny, kandidati kryesues, korri dy fitore të tjera.

E para erdhi nga votimi simbolik në kuvendin e përvitshëm të aktivistëve konservatorë republikanë në shtetin e Uashingtonit ku Romney fitoi 38% të votave.

Më vonë gjatë ditës së djeshme, ish guvernatori i Masachusetsit fitoi zgjedhjet paraprake të shteti Maine, ku mori 39% të votave.

Në votimet e aktivistëve konservatorë republikanë ish senatori Rik Santorum mori 31% të votave.

Në shtetin e Mainit, zoti Romeny u përball me ligjvënësin e Teksasit Ron Paul, i cili ende nuk ka fituar asnjë prej votimeve paraprake të republikanëve por që shpresonte të korrte fitore në shtetin e Mainit.

Të dy kandiddatët zhvilluan fushatë në shtetin verilindor, votimet në të cilin ashtu sikurse edhe ato të konventës së konservatorëve republikanë, konsiderohen simbolike.

XS
SM
MD
LG