Lidhje

Mitt Romney shpall fitoren në zgjedhjet e shtetit New Hampshire


Mitt Romney shpall fitoren në zgjedhjet e shtetit New Hampshire
Mitt Romney shpall fitoren në zgjedhjet e shtetit New Hampshire

Ish guvernatori i Massachusets Mitt Romney ka shpallur fitoren në zgjedhjet paraprake republikane në shtetin New Hampshire në procesin e zgjedhjes së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave zoti Romney kryeson me avantazh të lartë përballë kongresmenit nga Teksasi Ron Paul. Ish ambasadori amerikan në Kinë, Jon Huntsman, ndodhet në vendin e tretë, ndërkohë që ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich dhe ish senatori amerikan Rick Santorum luftojnë për vendin e katërt.

Zoti Romney u tha gazetarëve se shteti i tij ka bërë histori duke u bërë i pari republikan pa post që fiton zgjedhjet paraprake republikane në shtetet Iowa dhe New Hampshire që nga viti 1970.

Konkurenti republikan e sulmoi zotin Obama duke e quajtur atë një president të dështuar.

XS
SM
MD
LG