Lidhje

SHBA, përmbytje në Mizuri


Të paktën 13 persona gjetën vdekjen gjatë përmbytjeve në shtetin e Mizurit, pothuajse të gjithë të bllokuar në makina që u rrëmbyen nga uji. Lumi Mississippi pritet të arrijë nivele rekord në ditët e ardhshme si rezultat i shirave të pazakontë. Niveli I ujrave pritet të kalojë 19 argjinaturat në zonën e St. Luisit. Guvernatori i Mizurit Jay Nixon ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zyrtarët po përpiqen të evakuojnë banorët nga zonat e shkatërruara nga përmbytjet.

Përmbytjet e rralla të dimrit bllokuan dy autostrada në Mizuri të martën, rrezikuan qindra shtëpi dhe biznese dhe bënë që ujrat e zeza të derdhen të pafiltruara në lum. Autoritetet paralajmëruan banorët të mos ngisnin makinat në zonat e përmbytura:

"Pjesa më e madhe e vdekjeve që kemi patur – dhe nuk mund ta theksoj këtë sa duhet – janë njerëz që kanë qënë duke ecur me makinë gjatë natës."

Banorët në zonën West Alton të Mizurit, në veri të St. Luisit, po evakuohen para se ujrat e rrëmbyer të arrijnë nivele më të larta. Lumi Misisipi është ngritur mbi argjinaturën kryesore që kontrollon rrjedhën e ujit në zonë.

Roja bregdetare amerikane mbylli një pjesë të lumit pranë St. Luisit për të mbrojtur qytetin dhe po vëzhgon nga afër argjinaturat. Banorëve iu kërkua ndihmë për të vendosur thasë me rërë përgjatë bregut të lumit.

Megjithëse shiu ka pushuar, autoritetet thonë se pjesa më e keqe e përmbytjeve nuk ka ardhur ende:

"Presim shira të tjerë. Po mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Siç kam thënë më parë, më e keqjas mund të ndodhë të enjten në mbrëmje ose të premten në mëngjes, pra kemi pak orë për t’u përgatitur,"- tha guverbatori i shtetit.

((NARRATOR))

Roja Bregdetare është thirrur për të ndihmuar në evakuimin e zonës dhe për të ndihmuar trafikun në rrugët e bllokuara. Rrugët janë mbyllur në 500 pika në këtë shtet. Me pjesë të lumit të bllokuara për të gjitha anijet, transporti i prodhimeve bujqësore dhe mallrave të tjerë është pezulluar.

XS
SM
MD
LG