Lidhje

Mjekësia larg përdorimit të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë


Shtetet e Bashkuara dhe furnizuesit kryesor evropianë të izotopeve mjekësore thanë se do të largohen nga përdorimi i uraniumit të pasuruar në nivelin që përdoret për armë bërthamore drejt një forme më pak të fuqishme, në një përpjekje për të nxitur sigurinë bërthamore globale.

Izotopet mjekësore përdoren për trajtimin e kancerit dhe sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët kanë punuar për të përdorur uraniumin e një shkalle më të ulët për shkak se materiali i pasuruar mund të përdoret për të ndërtuar armën bërthamore.

Sekretari amerikan i energjisë Steven Chu njoftoi sot një marrëveshje në takimin e nivelit të lartë të energjisë globale në kryeqytetin koreanojugor ku po merr pjesë presidenti Barack Obama dhe më shumë se 50 udhëheqës të tjerë botërorë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG