Lidhje

Mjekët britanik ndërtojnë një skanër të ri për zbulimin e autizmit tek fëmijët

  • Zëri Amerikës

Mjekët britanik ndërtojnë një skanër të ri për zbulimin e autizmit tek fëmijët

Mjekët britanik ndërtojnë një skanër të ri për zbulimin e autizmit tek fëmijët

Mjekët britanik thonë se kanë ndërtuar një skaner mjaft të përpiktë për trurin që mund të përdoret për zbulimin e autizmit tek fëmijët brenda 15 minutash.

Shkencëtarët në Institutin e Psikiatrisë në kolegjin King në Londër thonë se e kishin testuar paisjen e re në një grup prej 40 të rriturish, 20 prej të cilëve me shendet të mire dhe 20 të diagnostikuar me autizëm.

Skaneri zbuloi 20 burrat e prekur nga autizmi 90 përqind të kohës.

Mjekët thonë se nuk ka arsye pse të mos përdoret paisja e re për fëmijët i cili merr vetëm një pjesë të kohës dhe kostos së testeve aktuale.

Autizmi është një sëmundje që prek një pjesë të aftësive sociale të fëmijëve dhe kufizon aftësitë për të komunikuar.

Testetet aktuale për autizmin janë të gjata, të kushtueshme dhe shumë të rënda emocionalisht për pacientët, familjet dhe mjekët e tyre.

Studimi është publikuar në numrin e fundit të revistës "The Journal of Neuroscience".

XS
SM
MD
LG