Lidhje

Rifillon gjyqi ndaj Ratko Mlladiç


Sot rifilloi gjyqi për gjenocid dhe krime lufte i ish kreut ushtarak të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç. Përpara gjykatës sot del dëshmitari i parë i prokurorisë.

Mlladiçi është paditur për 11 akuza, përfshirë edhe gjenocid, në lidhje me krimet e kryera gjatë konfliktit etnik në Bosnje-Hercegovinë, që filloi në vitin 1992.

Mlladiçi është vetëdeklaruar jo fajtor për akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.

Myslimani nga Bosnja Elvedin Pashiç do t’i tregojë gjykatës në Hagë se si i mbijetoi ekzekutimit të 150 burrave nga trupat serbe të Bosnjes në nëntor 1992 në fshatin verior të Grabovicës. Në atë kohë ai ishte 14 vjeç
XS
SM
MD
LG