Lidhje

Mbledhja e parë Tiranë - Prishtinë


Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës do të organizojnë mbledhjen e tyre të parë të përbashkët më 11 Janar. Njoftimin e bënë të ditur të dy kryeministrat përmes postimeve në faqet e tyre në Facebook
Sipas Kryeministrit Edi Rama kjo mbledhje do të celë “një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian”. Zoti Rama shton më tej se “të dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët e të dy vendeve”.
Nga ana e tij kryeministri Thaci shkruan për “fillimin e një rrugëtimi të ri. Bashkëpunimi mes nesh, tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale”, nënvizon zoti Thaci.
Të dy kryeministrat njoftojnë se ndër vendimet e pritshme të mbledhjes do të jetë dhe krijimi i një fondi të posacëm për Luginën e Preshevës, për financimin e ndërtimit të një materniteti për shqiptarët e atjeshëm.
Fillimisht mbajtja e mbledhjes së përbashkët ishte parashikuar të mbahej gjatë festave të Nëntorit por ajo u shty për shkak të fushatës për zgjedhjet vendore në Kosovë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG