Lidhje

Mlladiç synon të bojkotojë seancën gjyqësore të 4 korrikut


Mlladiç synon të bojkotojë seancën gjyqësore të 4 korrikut
Mlladiç synon të bojkotojë seancën gjyqësore të 4 korrikut

Ratko Mlladiç, serbi i Bosnjes i dyshuar për krime lufte ka në plan ta bojkotojë paraqitjen e caktuar për nesër në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë.

Një avokat i Mlladiçit, tha sot se ish komandanti ushtarak serb i Bosnjes refuzon të paraqitet për shkak se gjykata nuk ka miratuar ende ekipin e tij të mbrojtjes.

Mlladiç, i cili akuzohet për krime lufte në konfliktin tre vjeçar të Bosnjes që përfundoi në vitin 1995, ishte planifikuar të dilte në seancën e nesërme për të deklaruar nëse i pranon ose jo akuzat. Nëse nuk paraqitet, atëhere gjykata do ta konsideronte këtë si një pohim se ai nuk i pranon akuzat. Gjykata nuk ka komentuar zyrtarisht lidhur me njoftimin e avokatit të Mlladiçit.


Ratko Mlladiç është akuzuar për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë – vrasja më e rëndë masive në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore – si të rrethimit të Sarajevës për një periudhë 44-mujore, gjatë të cilit vdiqën 10 mijë njerëz.

Nëse shpallet fajtor, Mlladiçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai u arrestua në Serbi në muajin maj, pas 16 vjetësh në arrati.

XS
SM
MD
LG