Lidhje

Modele futuriste në panairin e makinave në Paris

  • Zëri Amerikës

Modele futuriste në panairin e makinave në Paris

Modele futuriste në panairin e makinave në Paris

Modele futuriste, elegante, por mbi të gjitha me ndotje të ulët për mjedisin janë prezantuar në panairin global të automjeteve në Francë. Fjala më e lakuar ishte "model hibrid" që nënvizon prirjen që ka marrë kjo industri.

Pikësynimi kryesor është që makinat e reja të tërheqin konsumatorin me premtimin për konsum të ulët karburanti, por edhe për ndotje të ulët të mjedisit. Konsumatori që kujdeset për mjedisin duket se është në qendër të vëmendjes së industrisë së automjeteve. Por për marka me emër për modele luksoze dhe të besueshme si Mercedezi apo Volvo, sfida ka qenë që modelet e reja të ruajnë imazhin e luksit duke inkorporuar teknologjinë e gjelbër.

Prodhuesit e ndjekin me vemendje te madhe interesimin e tregut tek keto panaire, sidomos ne periudha problemesh ne treg. Prodhimi i pergjithshem i automjeteve ra 17 per qind nga viti 2008 deri ne vitin 2009 ne shkalle globale, si rezultat i renies se kerkeses shkaktuar nga kriza ekonomike. Pritet qe vitin e ardhshem prodhimi te arrije perseri ne nivelet e para-krizes, prej 69 milione automjetesh ne vit. Kjo rritje u dedikohet ne mase derrmuese shtimit te kerkeses ne tregjet kryesore, Kine dhe Amreike e Veriut.

Panairi francez përqendrohet tek tregu evropian, por ky kontinent nuk ofron premtim rritjeje si tregje më të reja si Brazili apo Kina, të cilat i kanë eklipsuar edhe Shtetet e Bashkuara si konsumatorë të industrisë së automjeteve. Për shembull kompania Peugeot është përqendruar fuqishëm tek Kina, jo vetëm si treg konsumi, por edhe si destinacion për një pjesë të madhe të linjave të prodhimit. Një tjetër produkt në këtë panair - motoçikletat e vogla dhe të lehta për lëvizje në zona të ngarkuara urbane, një mjet i preferuar transporti në shumë qytete evropiane. Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorët për 2 javë.

XS
SM
MD
LG