Lidhje

Mogherini mbi ambicjet e Serbisë drejt BE


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të premten në Beograd se deri në fund të këtij viti mund të pritet hapja e kapitujve të parë në kuadër të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ajo i bëri këto komente gjatë takimeve që zhvilloi me udhëheqësit më të lartë të Serbisë, e cila në janar të vitit 2014 fitoi hapjen e negociatave për anëtarësim pas marrëveshjeve me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Por, që atëherë asnjë nga kapitujt e negociatave nuk është hapur për shkak të dështimit në përmbushjen e plotë të marrëveshjeve.

Zonja Mogherini tha se është përparësi e Bashkimit Evropian që të hapë kapitujt gjatë këtij viti.

Zonja Mogherini e cila ndërmjetëson bisedimet Kosovë – Serbi, ishte të enjten në Prishtinë para se të shkonte në Beograd, në vizitën e saj të parë që kur mori postin në vitin e kaluar. Vizita e saj shihet si një përpjekje për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG