Lidhje

Mogherini mbi reformimin e drejtësisë shqiptare


Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Frederica Mogherini, deklaroi sot se Shqipëisë i duhet një reformë gjithëpërfshirëse dhe e thellë në sistemin gjyqësor.

Zonja Mohgerini thotë një ditë para takimit Rama - Basha, se reforma në drejtësinë shqiptare është thelbësore për hapin e ardhshëm të vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Shefja e diplomacisë europiane tha, po ashtu se reforma duhet të miratohet me 2/3 e votave, dhe se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për votën e tyre.
Zonja Mogherini shtoi se çdo anëtar i parlamentit dhe i çdo grupi politik ka përgjegjësi të veçantë për reformën në drejtësi. Ajo u kujtoi deputetëve fjalën e saj në parlamentin e Shqipërisë, kur theksoi se reformimi i drejtësisë mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historinë tonë të përbashkët.

“Reforma mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të miratojnë propozimin të hënën në raundin përfundimtar të konsultimeve”, - theksoi zonja Mogherini.
Sipas saj, politikanët shqiptarë duhet të shfaqin përkushtimin e tyre për këtë reformë, duke e miratuar dhe duke e zbatuar atë, sepse qytetarët e Shqipërisë po presin që udhëheqja e tyre politike ta realizojë reformën në drejtësi.

XS
SM
MD
LG