Lidhje

Mogherini: BE e përkushtuar për intergrimin e Ballkanit perëndimor

  • Isak Ramadani

Ministrja italiane e Punëve të Jashtme Federica Mogherini, në kuadër të turneut të saj ballkanik, sot qëndroi në Shkup, ku theksoi zotimin e Bashkimit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor. Italia, si kryesuese e radhës me BE-në është shumë e interesuar për qëndrueshmërinë, mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, tha ministrja Mogerini gjatë një takimi me kolegun e saj maqedonas Nikolla Popovski.

Kryediplomatja italiane theksoi nevojën për reforma dhe për një dialog të brendshëm në Maqedoni, ndërsa inkurajoi bisedimet me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e problemit të emrit që Maqedonia e ka me Greqinë fqinje.

Zonja Mogherini u prit edhe nga zëvendës-kryeministri Fatmir Besimi, i ngarkuar me çështjet evropiane, nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov. Autoritetet maqedonase kanë vënë në dukje përkushtimin për përmbushjen e standardeve për integrim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia nuk ka shënuar ndonjë përparim drejt procesit të integrimit që nga dhjetori i vitit 2005 kur mori statusin “vend kandidat për anëtarësim në BE”.

XS
SM
MD
LG