Lidhje

Mogherini në Shkup, bën thirrje për reflektim

  • Isak Ramadani

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ishte të enjten në Shkup, në një kohë kur atje po mbretëron një krizë politike, me tendenca për t'u thelluar edhe në aspektin ndëretnik, pas vendimit të presidentit Ivanov për të mos ia dhënë mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë.
Zonja Mogherini ka takuar presidentin dhe drejtuesit politkë të Maqedonisë. Ajo i bëri thirrje presidentit maqedonas që të reflektojë mbi vendimin që mori dhe t'i japë mandatin për formimin e qeverisë së re shumicës parlamentare ashtu siç e parashikon kushtetuta e vendit.
Partitë të përmbahen nga retorikat nxitëse që mund të çojnë vendin në një konflikt ndëretnik dhe gjeopolitik”, tha ajo, duke shtuar seaktorët politikë duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet shumëetnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen”.
Ajo kërkoi vazhdimin e negociatave për formimin sa më shpejt të qeverisë, që do të kapërcente krizën institucionale. Zonja Mogherini tha se Bashkimi Evropian është i interesuar që vendi të ecë përpara me reformat.
Ndërkohë, pretendenti për formimin e qeverisë, kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev tha pas takimit me zonjën Mogherini se është i lumtur me që Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për Maqedoninë.
Ai i bëri thirrje edhe një herë presidentit Ivanov, që ta rishqyrtojë vendimin sepse, siç tha, "pas atyre 67 firmave të deputetëve qëndrojnë rreth 700 mijë votues dhe se me çdo zvarritje thellohen shqetësimet për shkallëzimin e gjendjes."
Zoti Zaev tha se është për vendime të shpejta, por të mençura:
Këtë nga ne e presin qytetarë, por dhe BE”, - tha ai.
Ndërkaq, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti njoftoi përmes një komunikate për çka kishte biesduar me zonjën Mogherini.
Zoti Ahmeti i ka thënë zyrtares së lartë evropiane se kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe se partia e tij do të mbetet e përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Ai ka shtuar se sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE janë prioritetet e BDI-së.
Kryetari i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Ziadin Sela, i cili përfaqëson koalicionin “Aleanca për shqiptarët”, tha pas takimit se presidenti Ivanov dje shpalli anarkinë në vend:
Deklarata e partive shqiptare nuk rrezikon asnjë popull, ndërsa ai i cili e quan veten president nuk mund të jetë pronar i të drejtave të shqiptarëve,” - u shpreh Sela.
Kryetari i “Lëvizjes Besa”, Bilall Kasami tha se Maqedonia prej dje është në krizë institucionale. Kasami, megjithatë fajëson VMRO-në dhe BDI-në për gjendjen e krijuar, ndërsa thotë se “ato po aktrojnë se nuk janë më bashkë”.
Nikolla Gruevski i VMRO-së nuk u prononcua pas takimit me Mogherinin dhe as partia e tij nuk ka dhënë ndonjë hollësi.
Megjithatë, vendimi i së mërkures i presidentit maqedonas, përveç që ka hasur në kritika të shumta nga njëra anë, është mbështetur nga përkrahës të partisë djathiste VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, të cilët po protestojnë për çdo natë në Shkup dhe në disa qytete të tjera kundër mundësisë së zgjerimit të përdormit të gjuhës shqipe apo dygjuhësisë, sipas tyre, që do ta çonte vedin drejt federalizimit, ose copëtimit.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG