Lidhje

Molusqet, qeniet me dhëmbë të forta


Dhëmbët e molusqeve janë tepër të forta. Ato përbëhen nga fibra mikroskopike, 100 herë më të holla se flokët e njeriut dhe më të forta se fibra sintetike.

Në se do të kishim një fije spageti të prodhuar nga ky material me të mund të ngrihej një hipopotam.

Substanca bazë e këtyre dhëmbëve është një lloj minerali nga i cili përbëhet ndryshku. Kjo i lejon molusqet të ngjiten pas gurëve ndërsa ushqehen me leshterikë.

Në të ardhmen ato mund të gjejnë vend përdorimi në makina, anije dhe aeroplanë për t'i bërë këto mjete më të sigurta. Fija e merimangave ka qenë materiali më i fortë natyror biologjik. Por jo më, tani dhëmbët e molusqeve zënë vendin e parë.

XS
SM
MD
LG