Lidhje

Një ekspozitë tingujsh në MOMA


Kur njerëzit mendojnë për një ekspozitë arti, në mendje na vjen një pikturë, një vizatim, apo një skulpturë. Por një ekspozitë e re në Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, në focus ka tingullin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Adam Phillips ka përgatitur një kronikë me këtë temë:

Muzeu i Artit Modern, MOMA, paraqet një ekspozitë të veçantë, të quajtur Tingujt, mbi baza bashkëkohore. Kuratorja Barbara London pranon faktin se shumica e vizitorëve presin që arti modern të jetë visual dhe jo diçka bazuar tek tingulli, që dëgjohet.

“Vizitorët ecin nëpër sallat e muzeut dhe ngaqë ndodhen në MOMA, presin të shohin diçka tradicionale, si vepra të Pikassos për shembull. Por në fakt, ata shohin diçka të ndryshme, që i befason.”

Shumë vizitorë habiten me veprën “Before me”, “Para meje” të autorit Richard Garet. Në vepër amplifikohet tingulli që lëshon guri prej mermeri kur rrotullohet mbi mbulesën metalike të një gramafoni….

… ndërsa në veprën tjetër “Music While We Work, Muzika ndërkohë që ne punojmë” të autorit Hong-Kai Wang ((HAWNG kye WAWng)), kombinohen tingulli, video dhe kujtesa. Në këtë vepër, pensionistë tajvanezë inçizojnë tingujt që i patën dëgjuar gjatë punës së tyre në një fabrikë për përpunimin e sheqerit.

Kuratorja London thotë se të 16 artistët që prezantohen në muze kanë zgjedhur një temë të përbashkët.

“Mendoj se të gjithë artistët pjesëmarrës në ekspozitë duan që vizitorët të ndalin një moment dhe të dëgjojnë krijimin e tyre. Ata duket sikur thonë: “Ngadalësoni hapin, në botë ka forma të ndryshme të poezisë dhe bukurisë”.

Artistja norvegjeze Jana Winderen’s ((YUH-nuh WIHN-der-inn)), në veprën e saj me montazh tingujsh “Ultrafield”, paraqet me gjallëri botën, të cilën veshi njerëzor nuk mund ta dëgjojë pa mjete amplifikimi.

Artistja Winderen ka përdorur pajisje të veçanta për të kapur radarin ultrazanor që shkaktojnë lakuriqët e natës, si dhe ka përdorur mikrofonë tepër të ndjeshëm nënujorë, për të regjistruar lëvizjet e brumbujve të detit, qenie më pak se dy milimetra të gjata. Ajo do që përmes veprës së saj të tërheqë vëmendjen për ekosistemet e rrezikuara në botën e fshehtë të Tokës dhe t’i jape dëgjuesve mundësinë që të përjetojnë magjinë e tyre.

“Vepra ime është vendosur në një vend të errët dhe shpresoj që visitorët do ta ngadalësojnë hapin dhe do të shijojnë vetë eksperiencën e dëgjimit, pa menduar medoemeos se çfarë është, apo se cili është mesazhi i saj.”

Disa tinguj nuk i sheh dot se nga vijnë dhe ne si qenie njerëzore nuk e kemi finesën e perceptimit për t’i dalluar ato nga tinguj të tjerë. Nga një distancë prej rreth 5 metrash, vepra e Tristan Perich-it “Microtonal Wall,” lëshon një “zhurmë të bardhë”.

Tinguj që nënkuptohen dhe që nuk dëgjohen, kanë shkaktuar në fakt gumëzhimën më të madhe të vizitorëve tek muzeu MOMA. Vepra e Camille Norment-it, “Triplight,” përbëhet nga një mikrofon i lartë prej çeliku i vitit 1955, i përdorur nga artistë si e Billie Holiday dhe Louis Armstrong. Brenda mikrofonit ajo ka vendosur një dritë të fortë drithëruese.

Ndërsa vepra e artistes Susan Philipsz', “Study for Strings,” është ajo që të prek më tepër në të gjithë eskpozitën. Ajo bazohet tek vepra orkestrale e vitit 1943 e kompozitorit çek Pavel Haas. Ai e shkroi atë kur ishte në një prej kampeve naziste të përqëndrimit.

Menjëherë pasi e intrepretoi veprën e saj në kampin nazist për një film propagandistik të nazizmit, Haas dhe anëtarët e orchestrës së saj i vranë. Muzikantënt që intrepretojnë veprën e Suzan Philipsz’-it intrepretojnë vetëm dy nga pjesët, duke theksuar dukshëm mungesën e intrepretuesve të tjerë.

Njëra nga veprat e ekspozuara në Muzeun e Artit Modern të New Yorkut “Soundings”thekson vallëzimin mes heshtjes tingullit zanor.
XS
SM
MD
LG